Aksident me dy të lënduar në Vushtrri

20.03.2021 11:45

Aksident me dy të lënduar në Vushtrri

Një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur dje në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Policia për Kosovës ka njoftuar se si pasojë e këtij aksidenti lëndime kanë pësuar dy persona.

Pas aksidentit ata kanë pranuar tretman mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Nacionale Mitrovicë-Prishtinë Vushtrri, 19.03.2021-14:30. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa vendore  me drejtues njëra  femër dhe tjetri  mashkullkosovar-e. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar të dy palët të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në emergjencë në Vushtrri, ndërsa njëri nga të lënduarit dërgohet në QKUK-Prishtinë për shërim të  mëtutjeshëm.

x