Aksident trafiku në Fushë-Kosovë, lëndohen dy persona

05.12.2021 16:48

Aksident trafiku në Fushë-Kosovë, lëndohen dy persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në Fushë-Kosovë, saktësisht në rrugën “Dardania”.

 
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot, rreth orës 15:00 në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy vetura.Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.

Duhet përkujtuar që gjatë muajve të fundit nga Policia e Kosovës vazhdimisht është bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik, për shkak të aksidenteve të shumta të cilat kanë ndodhur.

x