Aksidentet e trafikut këtë vit shënuan rënie në krahasim me vitin e kaluar

31.12.2020 19:50

Aksidentet e trafikut këtë vit shënuan rënie në krahasim me vitin e kaluar

Aksidentet që përfunduan me fatalitet, shpesh herë si pasojë e pakujdesisë në drejtimin e automjeteve, kanë qenë temë mjaft shqetësuese edhe këtë vit në vendin tonë.

Por, në krahasim me vitin e kaluar këtë vit ka pasur rënie në numrin e aksidenteve fatale.

Kështu kanë bërë të ditur në një përgjigje për Portali.info nga Policia e Kosovës.

“Këtë vit ka pasur rënie në numrin e aksidenteve në përgjithësi dhe atyre me fatalitet. Vitin 2019 kanë qenë gjithsejtë 90 aksidente me fatalitet, ndërsa në periudhën janar-nëntor të vitit 2020 ka pasur 67 aksidente fatale. Persona të vdekur në aksidente gjatë vitit të kaluar kanë qenë 103, ndërsa këtë vit 72”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Tutje nga policia kanë thënë se planifikimet për menaxhimin dhe kontrollin në trafik me shfaqjen e pandemisë janë aranzhuar dhe ka pasur fleksibilitet në planet operacionale në pajtim me situatën e krijuar.

Policia ka bërë të ditur se varësisht nga situata dhe frekuentimi i trafikut, ndërmerr veprime me plane konkrete përfshirë shtimin e prezencës policore, me qëllim të menaxhimit të trafikut i cili ditëve të fundit është më i frekuentuar, ku ka ndikuar edhe ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë për festat e fund vitit. /PORTALI.info

Më poshtë mund ta shihni listën e dërguar nga Policia e Kosovës për Portali.info:


x