Aksidenti tragjik në Lupç, reagon Shpejtim Bulliqi

09.01.2022 12:35

Aksidenti tragjik në Lupç, reagon Shpejtim Bulliqi

Sot në magjistralen Prishtinë – Podujevë ka ndodhur një aksident ku kanë humbur jetën 2 persona dhe 9 të tjerë janë lënduar.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi i cili ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

Ai ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen e dy personave në aksidentin tragjik në mëngjesin e sotëm në Lupç, në të cilën mbetën të lënduar edhe nëntë persona të tjera.  Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, kurse të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Bulliqi.

x