Aksidenti tragjik në Shkodër, humb jetën shoferi dhe pasagjerja 16-vjeçare

31.07.2021 09:47

Aksidenti tragjik në Shkodër, humb jetën shoferi dhe pasagjerja 16-vjeçare

Dy të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja e rendë u regjistrua në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, ku një makinë si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.

 
Për pasojë kanë humbur jetën 23-vjeçari Amarildo  Preka dhe 16-vjeçarja Driona Pirani.

“Me datë 31.07.2021 rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtësisë në kthesë, një mjet tip BMW, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit Amarildo Preka, 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja D. Tirani, 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”-njoftoi policia.

x