Aktori i famshëm i “Gladiatorit” gjendet i vdekur, zbardhen dyshimet

26.07.2021 16:14

Aktori i famshëm i “Gladiatorit” gjendet i vdekur, zbardhen dyshimet

Sipas agjencisë së lajmeve Demirören (DHA), Mitchell ka qenë duke pushuar në zonën turistike, por ndërsa ndodhej në hamam ka pësuar atak kardiak. Menaxheri i hamamit, Burak Ardahan filloi të dyshonte se diçka nuk ishte në rregull kur pa se aktori qëndroi tepër gjatë në dush. Ai shkoi të kontrollonte, por e gjeti të shembur përdhe.

Ardahan thirri menjëherë punonjësit shëndetësore, por ishte shumë vonë: aktori kishte ndërruar jetë tragjikisht. Trupi i Mitchell u transferua në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Mu?la, ku ai do t’i nënshtrohet autopsisë. Policia ka nisur një hetim mbi ngjarjen, edhe pse ataku kardiak duket se është arsyeja e fatkeqësisë.

 
Sipas site-t TMZ, Mitchell e kishte nisur karrierën si ‘bodybuilder’ e kishte fituar disa çmime, përfshirë atë të Mr. Universe, kampionate botërore të fitness-it, atë të burrit me të fuqishëm të Britanisë dhe në 2010-tën, kishte marrë dhe çmimin më të lartë të Federatës Botërore të Fitnesit, atë të Legjendës së Gjallë.

x