Aktori shqiptar, Valter Gjoni humb betejën me COVID-19

14.11.2020 09:27

Aktori shqiptar, Valter Gjoni humb betejën me COVID-19

Është ndarë nga jeta aktori shqiptar Valter Gjoni.

Aktori dhe ish-drejtori i i protokollit në Bashkinë e Tiranës, Valter Gjoni, ka ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19.

Lajmin e bëri të ditur kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e vlerëson lart punën e Gjonit për katër dekada me radhë, ndërsa thotë se do të lë boshllëk të madh për  familjen, miqtë e kolegët.

“Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë.

I shërbeu qytetit tonë me dashuri përditë për 4 dekada, duke lënë sot një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe mijëra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën si kujtesa historike e Tiranës.”, shkruan Veliaj.

x