Ali Ahmeti: Me Kurtin, diskutuam vëllazërisht për sfidat e përbashkëta

02.07.2021 16:09

Ali Ahmeti: Me Kurtin, diskutuam vëllazërisht për sfidat e përbashkëta

Kryetari i BDI-së tregon se çfarë diskutuan me Kurtin.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me anë të një statusi në Facebook ka thënë se me Kurtin ka diskutuar për sfidat e përbashkëta të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe rajonit.

“Ne e mbështesim njëri tjetrin dhe përmbylljen e çështjeve të hapura me njohje të ndërsjellë dhe integrim në Bashkimin Europian si dhe në NATO”, thotë Ahmeti.

Statusi i plotë i Ali Ahmetit:

“Kënaqësi ta ritakoj Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, me të cilin diskutuam vëllezërisht për sfidat e përbashkëta të Kosovës, Maqedonisë së veriut dhe rajonit.
Ne e mbështesim njëri tjetrin dhe përmbylljen e çështjeve të hapura me njohje të ndërsjellë dhe integrim në Bashkimin Europian si dhe në NATO.
Unë kam qenë dhe jam këtu për Kosovën dhe do të mbes gjer në frymën time të fundit”.

x