Ansu Fati, apo Vinicius Jr: Dy të rinjtë e destinuar të luajnë dhe shkëlqejnë në ‘El Clasico’

22.10.2021 22:20

Ansu Fati, apo Vinicius Jr: Dy të rinjtë e destinuar të luajnë dhe shkëlqejnë në ‘El Clasico’

Nuk ka ndeshje më të fortë dhe historike se sa El Clasico, kështu që shumë pyetje shtohen rreth kësaj përballje.   

Pyetjet kush do të shënojë golin e parë? Kush do të jetë lojtari i ndeshjes? Cila skuadër do të fitojë?

Disa lojtarë legjendarë kanë shkëlqyer në këtë përballje në të kaluarën, me emra si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Raul, por këtë herë do të shfaqet një grup i ri me lojtarë të ri.

Për momentin, numri 20 i Real Madridit dhe numri 10 i Barcelonës janë dy lojtarët që dallohen.

Me Barcelonën që do të përballet me Real Madridin në “Camp Nou” të dielën, më 24 tetor, Marca ka vlerësuar dallimet midis dy yjeve të rinj të skuadrave.

Ansu Fati i Barcelonës ka një normë shumë më të lartë të shënimit të golave se sa homologu i tij brazilian, me një mesatare prej 0.38 gola për ndeshje, krahasuar me 0.14 të Vinicius.

Deri më sot, Vinicius është lojtari që i nënshtrohet më shumë faulleve se kundërshtari i tij, por të dy sulmuesit ka të ngjarë të marrin një trajtim të ashpër kur të takohen me njëri-tjetrin të dielën.

Do të ishte e vështirë të krahasoheshin sezonet e deritanishme të dy lojtarëve duke pasur parasysh se Fati sapo është rikuperuar nga lëndimi.

Megjithatë, i riu ka qenë në formë, duke shënuar në rikthimin e tij në aksion.

Në tre paraqitje këtë sezon të La Liga, Fati ka shënuar dy gola, me Vinicius që ka gjetur rrjetën pesë herë në tetë ndeshje të ligës.

x