Antonio Conte në pritje të telefonatës së Man Unitedit

25.10.2021 20:00

Antonio Conte në pritje të telefonatës së Man Unitedit

Manchester United shumë shpejtë mund të kërkojë trajner të ri dhe një nga top kandidatët është ish trajneri i Interit, Antonio Conte.

 
Sipas raportimeve, italiani është i hapur që të jetë pasuesi i Ole Gunnar Solskjaer, por vetëm në disa kushte të veçanta.

Humbja turpëruese nga Liverpool, ka ndikuar që e ardhmja e Solskjaer të jetë në dyshime dhe mund të shkarkohet para ndeshjes së radhës ndaj Tottenham.

Sipas MEN, Conte është i hapur që të marrë stolin e Man Unitedit, por ka disa kushte të veçanta që duhet pranuar.

Raporti shton se Conte dëshiron të jetë në bisedime të vazhdueshme me drejtorin e klubit kur të jetë fjala për përfocimet në afatet verore të ardhshme.

Si trajner me përvojë, tekniku italian dëshiron ta këtë fjalën finale në transferime, gjë që do jetë e komplikuar me Ed Woodwaard që deri me tani nuk ka pranuar një gjë të tillë.

Conte momentalisht është një ndër trajnerët e hapur, derisa ka edhe rekorde për fitimin e titujve.

Ish trajneri i Chelseas fitoi Premierligën në vitin 2017, derisa vitin e kaluar fitoi Seria A me Interin.

Ndërkohë, në listën e Man Unitedit ndodhet edhe trajneri Zinedine Zidane.

x