Antonio Conte nxjerr në merkato një nga yjet e Tottenhamit

15.12.2021 22:36

Antonio Conte nxjerr në merkato një nga yjet e Tottenhamit

Dele Alli është një nga lojtarët më cilësorë të Tottenham, por në dy sezonet e fundit ka qenë një hije e vetvetes, duke humbur dhe vendin në Kombëtare.  Trajneri italian nuk e cilëson të pazëvendësueshëm dhe drejtuesit e “gjelave” kanë vendosur ta huazojnë në merkaton e janarit.

Dele Alli numëron vetëm 515 minuta aktivizim në Premier League këtë sezon, dhe kjo mund të bëjë që të transferohet te skuadra e Neëcastle.

Tottenham ka vendosur të huazojë lojtarin që të luajë sa më shumë diku tjetër, në mënyrë që të rikthehet në formën e tij më të mirë, pasi me Conten nuk është se do të ketë shumë hapësira.

x