Arben Ahmeti: E gërditshme ta shohësh kryeministrin teksa mban fjalim për punën e qeverisë para kufomës së një fëmije

24.08.2021 17:00

Arben Ahmeti: E gërditshme ta shohësh kryeministrin teksa mban fjalim për punën e qeverisë para kufomës së një fëmije

Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti ka akuzuar kryeministrin Kurti me rastin e fjalimit të këtij të fundit në varrimin e 18 vjeçares që u vra në Ferizaj.

Sipas tij është e gërditshme të shohësh kryeministrin teksa mban fjalim e raporton për punën e qeverisë para kufomës së një fëmije që u vra në mungesë të shtetit.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

E gërditshme me e pa kryeministrin teksa mban fjalim e raporton për "punën" e qeverisë para kufomës së një fëmije që u vra në mungese të shtetit.

E frikshme me e pa kryeministrin qe mban fjalime si me qene Mulla Shefqeti e keqpërdor dhimbjen e një familje.

I njëjti hesht për zhvillimet në veri, i zgjerohet çdo dite rrethi i këshilltareve dhe provon që më premtime pushteti të korruptojë përfaqësues pakicash në mënyrë që t'i japin votën për më shumë pushtet.

Me tregoni një kryeministër normal që keqpërdor kaq hapur një ceremoni mortore?!

x