Arben Ahmeti “godet” kryeministrin Kurti: Heq dorë nga sondazhet e zgjedhjet, kur flitet për jetën e qytetarëve

29.08.2021 18:05

Arben Ahmeti “godet” kryeministrin Kurti: Heq dorë nga sondazhet e zgjedhjet, kur flitet për jetën e qytetarëve

Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti i ka reaguar ashpër kryeministrit Kurti, pasi sot u regjistruan 36 vdekje nga Covid-19, në 24 orë.

Ahmeti ka akuzuar Kurtin, se për shkak te egove të tij politike, vonoi vaksinat, dhe nuk pranoi ndihmën me vaksina të ofruara nga Shqipëria.

“Kur erdhën në pushtet e vonuan vaksinimin. Ne takimet konfidenciale virtuale me Pfizer merrnin pjese 30 veta nga qeveria. Mandej filluan me fol për çmimin, pastaj për mënyrën, importuesin. Sepse lideri dyshonte në gjithçka. Bile kishte informacione edhe cila vaksine bën e cila jo. Andaj e refuzoi ndihmën e Shqipërisë”, shkroi Ahmeti

Postimi i plotë i Ahmetit:

Kur erdhën në pushtet e vonuan vaksinimin. Ne takimet konfidenciale virtuale me Pfizer merrnin pjese 30 veta nga qeveria. Mandej filluan me fol për çmimin, pastaj për mënyrën, importuesin. Sepse lideri dyshonte në gjithçka. Bile kishte informacione edhe cila vaksine bën e cila jo. Andaj e refuzoi ndihmën e Shqipërisë.

Në fakt nuk dinte asgjë.

Dikush nga stafi që ia bën sondazhet i kishte thënë që tek në tetor do të përkeqësohej gjendja. Ky nuk donte të ngutej.

Refuzoi ndihmën nga Shqipëria se mund t'i ndikonte në rezultatet zgjedhore në Shqipëri.

Vonoi vaksinimin në vend në mënyrë që atë ta përdorte për rezultat më të mirë në zgjedhjet lokale te tetorit.

Por, nuk i doli sakte parashikimi.

Katastrofa erdhi 4 deri 6 jave më herët. Parashikuesit e sondazheve nuk i'a kanë qëlluar.

Sot secili i vdekur është rezultat edhe i kësaj huqje elektorale. Sidoqoftë, tash është vone.

Lutem që kryeministri të heq dorë nga sondazhet e zgjedhjet.

Lutem që të mos mendoj për vota kur flitet për jetën e qytetareve. Lutem, ndonëse duke i'a ditur ecjen politike, pak besoj.

x