Arben Ahmeti kërkon që Kosova të largohet nga bisedimet me Serbinë, pasi Vulin e fyeu presidenten Osmani

06.07.2021 20:35

Arben Ahmeti kërkon që Kosova të largohet nga bisedimet me Serbinë, pasi Vulin e fyeu presidenten Osmani

Drejtori i Përgjithshëm i Kanal10, Arben Ahmeti ka komentuar fyerjen që Aleksandër Vulin i bëri  presidentes Osmani.

Ahmeti ka thënë se Kosova duhet të tërhiqet nga tavolina e bisedimeve deri në shkarkimin apo kërkim faljen publike nga ministri serb, Aleksander Vulin.

“Qe një vendim taktikisht i mençur: Kosova tërhiqet nga tavolina e bisedimeve deri në shkarkimin e Aleksander Vulin ose kërkim faljen publike për fyerjen ndaj presidentes”, ka shkruan Ahmeti në postimin e tij në Facebook.

Vulin ka përdorur fjalë të poshtëra karshi presidentes së vendit, Vjosa Osmani, duke i thënë se “po të kishte fytyrë aq sa ka stomak, do të përkulej para shtëpisë së verdhë”./PORTALI.info/

x