Arben Ahmeti: Nuk është e vërtetë që qeveria i la pa ushqim policët në dy pikat kufitare

22.09.2021 19:43

Arben Ahmeti: Nuk është e vërtetë që qeveria i la pa ushqim policët në dy pikat kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Kanal10, Arben Ahmeti ka demantuar lajmet se qeveria e Kosovës i ka lënë pa ushqim policët në dy pikat kufitare.

Ahmeti i cili ishte i ftuar në emisionin ‘Politiko’, që u improvizua drejtpërdrejt nga Jarinja, ka thënë se njësitë speciale të policisë së Kosovës janë vazhdimisht të pajisura me ushqime.

“Lajmi që kishte të bënte me shujtën e policisë speciale, ku ishte fotografuar disa domate, dhe bukë, dhe u bë një përpjekje për të thënë se qeveria i ka lënë keq, ju them se nuk është aspak e vërtetë. Kushdo që e përcjellë punën e njësive speciale, policët janë të pajisur vazhdimisht me ushqime të tilla shtesë, dhe nuk kanë problem me shujtën”, tha Ahmeti në Politiko./PORTALI.info/

x