Arben Ahmeti: Për keqardhje që Kosova pranoi të rikthehet në dialog teknik

30.09.2021 00:19

Arben Ahmeti: Për keqardhje që Kosova pranoi të rikthehet në dialog teknik

Drejtori i Përgjithshëm i Kanal10, Arben Ahmeti ka komentuar zhvillimet e fundit në dialogun  Kosovë –Serbi në Bruksel.

Ahmeti ka thënë se çështja e daljes në konferencë për media është taktikë e përsëritur nga Serbia, jo nga Qeveria e Kosovës, dhe se Serbia do të kërkoj tabelat KM, apo zbatimin e një marrëveshje prej kësaj pakos katër, e qe hyn edhe Asociacioni.

“Çështja e daljes në konferencë për media është taktikë e përsëritur nga Serbia, jo nga Qeveria e Kosovës, e mbajë mend disa herë ka ndodh në dialog teknik që pala kosovare dilte nga një marrëveshje e gëzuar e cila proklamohej si fitore e madhe, dhe ne bëfshim tituj në gazetë 1-0, 2-0, apo 3-0 për Kosovën, dhe pastaj pala serbe tërhiqej nga marrëveshja, ri negocionin gjatë natës, se nuk mundesh me i fitu të gjitha, viktimizoheshin dhe në fund fitonin diçka shtesë”

“Ngjashëm kujtoj marrëveshja për Gjykatën në veri që ka qenë, doli lajmi që në e funksionalizuar Gjykatën, as kohe Vuçiqi ka qenë ministër i drejtësisë, dhe zv/kryeministër, Hajredin Kuçi ka qenë zv/kryeministër dhe ministër i drejtësisë tek ne, Daçiq dhe Thaçi ishin kryeministra që negocionin, deri në dy të natës u ri negociuar, u ri negociuar edhe të nesërmen dhe përfunduam në marrëveshjen që ishte ‘Formacion ilegal”, i strukturave paralele, dhe rojet e urës i futën brenda institucioneve të Kosovës”.

“Kam përshtypjes që është e njëjta taktikë, ne kemi dalë duke proklamuar që e kemi arritur marrëveshjen e reciprocitetit, tash Serbia do të futet brenda do të kërkojë tabelat KM, do të kërkojë zbatimin e një marrëveshje prej kësaj pakos katër, sidomos të asociacionit e cila është jo në favorin tonë, dhe do ta shohim si do të shkojnë zhvillimet nesër”, tha Ahmeti.

Tutje Ahmeti ka thënë se Kosova ka ri pranu të futet në dialogun teknik, dhe se beson që Kosova do të kërkoj marrëveshjen finale me Serbinë.

“E dyta është për keqardhje që Qeveria so ri pranoj të futet në dialog teknik, e kemi statusin e ambasadorit Amerikan që thotë që palët duhet të shkojnë në “Finish Line”, duhet të hyrët në finale, pse duhet qeveria e Kosovës me pranu me vazhdu me bisedu për tabela, mandej për homologimin për nja gjatë muaj, dhe me vazhdu me qendru në një dialog të pafund teknik me Serbinë, është krejtësisht e pa pranueshme, derisa ShBA-të po na thojnë hyni në finale. Mos të harrojmë kjo është hera e dytë që po na thërrasin Shtetet e Bashkuara në finale, se kemi pasur edhe një ftesë në Shtëpinë e Bardhë para ca kohe që ishte ftesë për finale , e që në hezitonim me u përgjigj, kështu që unë po du me besu se shumë shpejtë si Kosovë do të tërhiqemi nga dialogu teknik, dhe do ta kërkojmë finalen me Serbinë”, përfundoi Ahmeti./PORTALI.info/

.

x