Arben Ahmeti: Presidente pse re në këtë derexhe?!

14.06.2021 17:18

Arben Ahmeti: Presidente pse re në këtë derexhe?!

Drejtori i Kanal10, Arben Ahmet ka reaguar ashpër pas shkarkimit të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka nga ana e presidentes, Vjosa Osmani.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar presidenten Osmani, duke akuzuar atë se shkarkoi Dakën, vetëm pse ia ka treguar vendin Sami Kurteshit.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Jam i bindur se nuk mundesh me na shiku ne sy dhe me i rideklaru krejt këto që t'i kane shkruar ne komunikatën për kryetaren e KQZ-se.

Pse ne këtë gjendje? Pse ne këtë derexhe?

As ne makthin me te madh nuk do te besoja qe do ta shkarkosh dike veç pse ia ka treguar vendin Sami Kurteshit.

#Zhgenjim

x