Arrestohen 5 zyrtarë komunalë të Gjilanit

17.08.2020 11:35

Arrestohen 5 zyrtarë komunalë të Gjilanit

Janë arrestuar pesë zyrtarë komunalë të komunës së Gjilanit.

Arrestimi i pesë zyrtarëve komunalë është bërë meqë ata duke keqpërdorur pozitën zyrtare nuk kishin intervenuar në parandalimin e pandemisë COVID-19 në disa lokale në Gjilan.

Kështu që kjo bie ndesh me vendimin e Qeverisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë në mbajtje për 48 orë dhe se rasti do të vazhdohet.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar dy femra dhe tre meshkuj kosovar, për shkak të dyshimit se kanë bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare duke mos intervenuar ne parandalimin pandemisë Covid-19 dhe rënë në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

x