Arrestohet e më pas lirohet i dyshuari për dhunimin e një të miture në Skenderaj

23.10.2021 09:00

Arrestohet e më pas lirohet i dyshuari për dhunimin e një të miture në Skenderaj

Një dhunim i cili dyshohet se ka ndodhur në muajin shtator në Skenderaj ka përfunduar me arrestimin e një personi gjatë ditës së djeshme.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, i dyshuari është arrestuar dje pasi që dyshohet se ka dhunuar seksualisht një të mitur.

Viktima nuk ka pranuar të marrë tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

x