Arrestohet i dyshuari në Gjilan për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

16.09.2021 19:21

Arrestohet i dyshuari në Gjilan për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Sot në Gjilan është arrestuar një i dyshuar për ‘organizimi të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Sot më, 16.09.2021, zyrtarë policorë në Gjilan, gjatë realizimit të detyrave zyrtare, kanë hasur në një bastore ilegale.

Për rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij janë kontrolluar lokali dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar I. G., (1969) me banim në Gjilan.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar mjete dhe pajisje elektronike të cilat dyshohet se janë përdorur për të luajtur lojëra të fatit nga klientët e kësaj bastore ilegale.

Me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit, të dyshuarit  i caktohet masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’”, thuhet në komunikatën e PK-së.

 

x