Arrestohet kapadaiu nga Malisheva, e ndali një person dhe shkrepi dy plumba në drejtim të veturës së tij

18.09.2021 09:45

Arrestohet kapadaiu nga Malisheva, e ndali një person dhe shkrepi dy plumba në drejtim të veturës së tij

Një person në Mlleqan të Malishevës ka përfunduar dje në pranga.

Policia bën të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti, dyshohet se kishte kanosur ankuesin mashkull  kosovar i cili ishte duke lëvizur me veturë, të cilin  pasi e kishte ndaluar, e kishte fyer e ofenduar dhe kishte shtënë me armë zjarri, dyshohet në drejtim të veturës së tij.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari kanë konfiskuar pistoletën me dy karikatorë dhe 22-fishekë cal-9mm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

x