Arrestohet llapjani pasi ngacmoi seksualisht vajzën e mitur

23.04.2021 13:09

Arrestohet llapjani pasi ngacmoi seksualisht vajzën e mitur

Një person është arrestuar në Podujevë pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e mitur.

Detaje për këtë rast ka dhënë policia e Kosovës në raportin 24-oërsh.

Në raport thuhet se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ndërkaq po vazhdon të hetohet.

“Podujevë 22.04.2021 – NN. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e mitur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdo të hetohet”, thuhet në raport./

x