Arrestohet një polic, dyshohet se dëmtoi provat për laboratorin e drogës në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në veri të vendit.
Arsyeja e arrestimit të zyrtarit policor sipas ministrit Sveçla është dëmtimi i provave nga aksioni i djeshëm i policisë për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit.
“Për shkak të dëmtimit të provave nga aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit, nga Inspektorati Policor i Kosovës arrestohet një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë – Veri dhe dërgohet në mbajtje”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ai ka bërë thirrje për zero tolerancë ndaj krimit, posaçërisht atij brenda radhëve të policisë.
Postimi i plotë:
Për shkak të dëmtimit të provave nga aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit, nga Inspektoriati Policor i Kosovës arrestohet një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë -Veri dhe dërgohet në mbajtje.
Zero tolerancë ndaj krimit, posaqërisht atij brenda rradhëve të policisë!
Për polici të pastër në shërbim të ligjit e qytetarëve!
Për polic të ndershëm e profesional!