Arrihet marrëveshja Bersant Celina transferohet te ekipi i njohur francez

04.09.2020 23:27

Arrihet marrëveshja Bersant Celina transferohet te ekipi i njohur francez

Bersant Celina është afër kalimit në Ligue 1.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, thuhet të ketë tashmë një marrëveshje me skuadrën e Dijon.

Lojtari lidhet tash e disa ditë me largim të mundshëm nga Swansea, dhe në Francë sonte raportohet për marrëveshje katër vjeçare mes Celinës dhe Dijon.

Testet mjekësore Celina do t’i kryej pas grumbullimit me Kosovën.

Nuk dihet sa do të paguhet për kartonin e lojtarit të Swansea.

x