Arsenali fiton lehtësisht ndaj Aston Villës

22.10.2021 22:46

Arsenali fiton lehtësisht ndaj Aston Villës

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Aston Villës, në ndeshjen e parë të javës së nëntë në Premierligë.

Arsenali e nisi mbarë takimin, teksa në minutën e 23-të kaloi në epërsi përmes Thomas Partey.

Krejt në fund të pjesës ë parë u akordua penallti për vendasit. Aubameyang e mori përsipër ekzekutimin, por nuk arriti me të parën të shënonte, ndërsa ia doli pas topit të kthyer nga portieri.

Me rezultatin prej 2:0 u mbyll pjesa e parë në “Emirates Stadium”.

E dyta nisi sërish me iniciativën e vendasve, teksa golin e tretë e shënuan në minutën e 56-të të ndeshjes, kur Aubameyang dha një top të bukur për Smith Rowe, i cili e mposhti portierin kundërshtar.

Krejt çfarë arritën të bënin mysafirët ishte goli i nderit i shënuar nga Ramsey në minutën e 82-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 14 pikëve në vendin e nëntë, një larg pozitave që dërgojnë në Champions League.

Në anën tjetër, Aston Villa mbetet e 13-ta me 10 pikë të tubuara. 

x