Asnjë i vdekur dhe 15 raste të reja me COVID në Kosovë

16.10.2021 15:22

Asnjë i vdekur dhe 15 raste të reja me COVID në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.726 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.497.408 doza të vaksinës.

Deri më sot 666.265 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.579 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 56 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.812. 

x