Aston Villa shkarkon trajnerin Dean Smith, emrat që mund ta zëvendësojnë

07.11.2021 22:48

Aston Villa shkarkon trajnerin Dean Smith, emrat që mund ta zëvendësojnë

Aston Villa ka shkarkuar trajnerin Dean Smith pas tri vitesh në detyrë. 50-vjeçari largohet pas humbjes 1-0 të Villas nga Southamptoni të premten, e pestë radhazi e klubit në Premier League. Skuadra nga Birminghami aktualisht renditet në vedin e 16-të në Premier Ligë, vetëm dy pikë larg zonës së rënies.

“Këtë vit nuk kemi parë përmirësime të vazhdueshme në rezultate, performanca dhe pozicionimin që të gjithë kemi kërkuar”, – tha shefi ekzekutiv i Aston Villas, Christian Purslow. – “Për këtë arsye ne kemi vendosur të bëjmë një ndryshim tani, për t’i dhënë kohë trajnerit të ri që të ketë ndryshojë situatën”.

Emri që ka dalë në skenë për zëvendësimin e Dean Smith është trajneri aktual i Danimarkës, Kasper Hjulmand, i cili udhëhoqi përfaqësuesen nordike deri në gjysmëfinalen e “Euro 2020” (u eliminua nga Anglia).

x