Atletico harron disfatën në Champions, fiton me poker ndaj Cadiz (VIDEO)

28.11.2021 22:40

Atletico harron disfatën në Champions, fiton me poker ndaj Cadiz (VIDEO)

Atletico e Madridit ka marrë tre pikët e radhës në La Liga, që është dhe suksesi i dytë radhazi. Skuadra e El Cholo Simeones fitoi me rezultatin e thellë 1-4 në transfertën ndaj Cadiz, ndërkohë që pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Në minutën e 56-të Lemar zhbllokoi shifrat pas pasimit që mori nga belgu Carrasco, ndërkohë që Grizemann në të 70-ën realizoi një gol të bukur duke i çuar shifrat në 0-2.

Në minutën e 76-të Correa do të realizonte dhe golin e tretë.   Në të 85-ën Lozano shënoi golin e nderit për Cadiz. Por pak sekonda më vonë Atletico Madrid shënoi sërish me Matheus Cunhan që kompletoi pokerin e skuadrës së Simoene. Atletico Madrid me këtë sukses u ngjit në vendin e 2-të me 29 pikë.

x