Autoritetet Amerikane maskohen si tregtarë Bitcoin për të arrestuar një trafikant

03.09.2021 08:25

Autoritetet Amerikane maskohen si tregtarë Bitcoin për të arrestuar një trafikant

Natyra anonime e industrisë së kriptomonedhave është bërë shumë joshëse për trafikantë droge të cilët e shohin si një mënyrë për të pastruar para.

Autoritetet Amerikane u maskuan si një tregtarë Bitcoin në përpjekje për të ekspozuar një trafikant droge në Dark Web i cili dërgoi 180 mijë dollarë në një llogari në emrin e “Mr Coins” në bursën LocalCryptos.com

Operacioni është shembulli më i fundi sesi agjencia Amerikane për grumbullimin e taksave, Internal Revenue Service (IRS), maskohet për të ekspozuar rrjete kriminale.

Sipas Chainalysis plot 5 miliardë dollarë janë dërguar dhe pranuar nga entitete kriminale në 2020. IRS postoi një reklamë në LocalCryptos në Qershor të 2020-ës me llogarinë Mr Coinse e cila ofronte të blinte bitcoin mbi vlerën e tregut.

Shitësit udhëzoheshin për të përdorur aplikacionet të enkriptuara komunikimi si Wikcr apo WhatsApp. Sipas urdhit të arrestit parë nga Forbes, rrengu funksionoi dhe në rrjetë ra trafikanti i drogës Chase Hite.

Me pseudonimin Lucifallen21, Hite dërgoi 180 mijë dollarë në para për të rimarrë bitcoin. Për ata identifikuar atë, hetuesit e IRS pretenduan se një sasi prej 28 mijë dollarë dërguar përmes postës nga Hite ishte humbur nga shërbimi postar. Kur ai telefonoi për tu ankuar, hetuesit arritën të identifikonin vendndodhjen e tij.

Hite u arrestua në Korrik në Distriktin Lindor të Nju Jorkut. Operacionet të tilla sekrete mund të justifikohen nëse bëhen për të gjetur informacione të pamundura të përvetësohen në rrugë tjera.

Në të kaluarën IRS ishte maskuar edhe si një shitës droge në Bitcoin Fog. Industria crypto e famshme për anonimitetin e saj është shndërruar në parajsë për kriminelët por edhe për agjentët sekretë të IRS.

x