Avokati i Thaçit ka kritika për Specialen qysh në fillim të seancës gjyqësore

09.11.2020 15:27

Avokati i Thaçit ka kritika për Specialen qysh në fillim të seancës gjyqësore

David Hooper, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi ka pasur disa kritika për praktikat e Gjykatës Speciale qysh në fillim të seancës së parë ndaj tij.

Ai ka thënë se për shkak të mos kryerjes së detyrave si duhet nga Specialja, sot s’kanë mundur të paraqiten me ekipin e plotë të avokatëve.

“Është me keqardhje që them se ky proces është realizuar pa e njoftuar mbrojtjen në kohën e duhur. Unë ju premtoj se do të bashkëpunojë me gjykatën ashtu siç bëri Thaçi gjatë gjithë këtyre viteve. Ne për herë të parë mësuam për këtë çështje…. Nuk kishte e mundur që të themelohet një trupë mbrojtëse”, tha ai.

Të enjten e javës së kaluar, ish-presidenti Hashim Thaçi, bashkë me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe shefin e Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimn u nisën me një avion për në Dhomat e Specializuara në Hagë. Një ditë përpara, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ishte arrestuar dhe ishte dërguar për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, ka konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. 

x