Babai e rrahte vazhdimisht, vogëlushi nga Lipjani ikë nga shtëpia

03.10.2020 13:00

Babai e rrahte vazhdimisht, vogëlushi nga Lipjani ikë nga shtëpia

Nuk janë të pakëta rastet e dhunës në familje në Kosovë. Mjafton t’i hedhësh një sy raportit ditor të policisë dhe ato gjen dhjetra raste të tilla, vetëm të raportuara.

Gjatë ditës së djeshme një baba është arrestuar pasi ka rrahur dhe keqtrajtuar vazhdimisht djalin e tij të mitur, i cili së fundit duke mos duruar dhunën është detyruar të ikë nga shtëpia. Djali ( emër i njohur për PK), është gjendur nga policia dhe është dërguar në strehimore derisa babai i tij është ndaluar nga policia për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili fillimisht kishte raportuar djalin e tij si të zhdukur, por rreth orës 12:05 në stacion është paraqitur i dyshuari se bashku me djalin e tij për ta lajmëruar që djali ishte kthyer. Gjatë intervistës ishte kuptuar se djali ishte larguar për t’i ik keqtrajtimit nga prindi i tij, i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa fëmija i mitur dërgohet në strehimore”, thuhet në raportin e policisë.

Raste të tilla të dhunë në famije dje janë shënuar edhe në Prishtinë, Fushë Kosovë, Mitrovcë e disa vende tjera.

x