Barcelona e ka përcjellë nga afër Adeyemin, kërkon qysh në janar transferimin e gjermanit

18.09.2021 08:59

Barcelona e ka përcjellë nga afër Adeyemin, kërkon qysh në janar transferimin e gjermanit

Karim Adeyemi është sensacioni më i ri në futbollin evropian.

Sulmuesi i talentuar gjerman është duke shkëlqyer me gjigantin austriak RB Salzburg në këtë fillim të edicionit.

19-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime në 11 ndeshjet e para me klubin austriak dhe kjo ka bërë që shumë klube të mëdha të vihen pas tij.

Ditë më parë Adeyemi luajti me ekipin e tij përballë Sevillas, ku bëri një ndeshje të madhe.

Reprezentuesi gjerman fitoi tri penallti për Salzburgun, ku njërën nga to e humbi, por paraqitja e tij në Ligën e Kampionëve ishte spektakolare.

Mediat në Spanjë kanë raportuar se në atë takim kanë qenë të pranishëm edhe drejtues të Barcelonës që e kanë përcjellë nga afër lojtarin.

Gjiganti kataluans është në kërkim të një sulmuesi dhe pritet të bëjë një ofertë qysh në afatin kalimtar të janarit për transferimin e Adeyemit.

Kampioni i shumëfishtë i La Ligas do të tentoj transferimin e lojtarit në janar ku po përgatitë një ofertë prej 30 milionë eurove.

Megjithatë afrimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë për katalunasit, pasi gara për talentin gjerman po bëhet gjithnjë e më e nxehtë.

Bayern Munich, Borussia Dortmund, Real Madrid, Liverpool, Arsenal e Juventus janë skuadrat tjera të mëdha që janë duke monitoruar situatën e talentit gjerman. 

x