Barcelona ëndërron rikthimin e Guardiolës në krye të ekipit

27.05.2021 17:35

Barcelona ëndërron rikthimin e Guardiolës në krye të ekipit

Barcelona ëndërron një rikthim të bujshëm të Pep Guardiolës. Lajmin e konfirmon në formatin online gazeta “Sport”, sipas së cilën presidenti Joan Laporta e sheh trajnerin aktual të Manchester City-it si opsionin më të mirë për të zëvendësuar Koeman.

Drejtuesit katalanas nuk janë të kënaqur me punën e këtij të fundit, ndaj dhe kanë vendosur për të marrë 10-15 ditë kohë për të marrë një vendim përfundimtar.

Me shumë mundësi holandezi nuk do të konfirmohet në pankinë, ndërkohë që për të ardhmen mund të mendohen edhe opsione të tjera nëse dështon një rikthim i mundshëm i Guardiolës, që ka rinovuar kontratën me City-in. 

x