Baseli afron një tjetër futbollist shqiptar, Pajtim Kasami firmos për 2 vite!

12.10.2020 21:15

Baseli afron një tjetër futbollist shqiptar, Pajtim Kasami firmos për 2 vite!

Baseli shton radhët me një tjetër futbollist shqiptar. Klubi nga St Jakob Park ka zyrtarizuar afrimin e Pajtim Kasamit.

Mesfushori me origjinë shqiptare por që luan për përfaqësuesen e Zvicrës, firmosi për 2 vite me Baselin duke u larguar kështu nga Sioni pas 3 sezonesh.

28-vjeçari në karrierën e tij të gjatë ka luajtur me shumë skuadra ku spikasin Fulham në Premier League, Palermo në Serie A dhe Olympiacos në Greqi.

Te  Basel, Kasami do të ketë shok skuadre Taulant Xhakën por edhe Edon Zhegrovën. Kasami mbylli marrëveshjen me Sion dhe te Baseli u transferua me zero euro.

x