Bayern po e mendon rikthimin e super lojtarit të atëhershëm

09.08.2021 10:01

Bayern po e mendon rikthimin e super lojtarit të atëhershëm

Gjiganti gjerman, Bayern Munchen po planifikon një rikthim surprizë të Franck Ribery tek klubi gjerman.

Bayern Munich po shqyrton seriozisht ri-nënshkrimin ne Franck Ribery, raporton Gazzetta Dello Sport.

38-vjeçari ka stërvitur me kampionët gjermanë që kur u largua nga Fiorentina në fund të sezonit 2020-21.

Bayern e sheh Riberyn si një opsion për bankë rezervë për Kingsley Coman i cili ka qenë tejet i pafat me lëndime.

Kujtojmë që francezi ka luajtur 12 sezone me Bayern (2007-2019), duke regjistruar 425 paraqitje në total, me 124 gola e plot 182 asistime në të gjitha garat.

Francezi shpenzoi dy sezonet e fundit tek ekipi italian Fiorentina ku regjistroi 51 paraqitje.

x