Bayerni godet sërish në merkato, pranë blerjes së yllit të Atleticos

14.03.2021 12:09

Bayerni godet sërish në merkato, pranë blerjes së yllit të Atleticos

Duhen edhe disa muaj deri në hapjen zyrtare të merkatos së verës, por Bayerni nuk ka ndërmend të ndalet. Pasi siguruan shërbimet e Dayout Upamecanos, tashmë kampionët e Gjermanisë janë pranë një tjetër goditje të madhe.

Sipas mediave në Gjermani, bavarezët kanë ofruar 40 milionë euro për Saul Niguez dhe janë shumë pranë akordit. Spanjolli është i zhgënjyer në Madrid, pasi prej kohësh nuk ka qenë një titullar fiks i formacionit të Simeones dhe ka kërkuar largimin.

 
Bayerni ka përfituar nga kjo situatë e krijuar. Mesfushori ka qenë një dëshirë edhe e Manchester United, por duket se kalimi në Gjermani te Bayerni është një destinacion më tërheqës.

x