Bayerni pranë transferimit të lojtarit të Realit me parametra zero

25.03.2021 21:17

Bayerni pranë transferimit të lojtarit të Realit me parametra zero

Bayern Munchen është shumë pranë një tjetër goditje për merkaton e verës. Pasi ka siguruar shërbimet e Dayou Upamecanos, i cili do të vijë nga Leipzig, tashmë është shumë pranë Lucas Vasquez.

Spanjolli është në fund të kontratës me Realin e Madridit dhe nuk ka pranuar të rinovojë. Sipas “AS”, Vasquez ka gjetur marrëveshjen me Bayernin dhe do të kalojë në Gjermani për sezonin e ardhshëm.

Në rast se marrëveshja konkretizohet, do të ishte një goditje e zgjuar nga kampi i Bayern, që siguron një lojtar me shumë eksperiencë, pa paguar asnjë euro.

x