Beatrix Ramosaj merr vëmendje me pozat atraktive nga Vjena

18.09.2021 08:05

Beatrix Ramosaj merr vëmendje me pozat atraktive nga Vjena

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjete sociale.

Bukuroshja shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, gjersa herë pas here nuk mungon as me poza provokuese.

E tillë shfaqet në këto që ka publikuar së fundmi në një fustan të kuq të shkurtër.

26-vjeçarja ka vënë në pah linjat e bujshme trupore derisa në duar mban disa trëndafila të kuq.

Biondja ndërkohë dukjen e ka kompletuar me një palë çizme të zeza e flokë të lëshuara.

Fotografitë e shumta u realizuan në qytetin e Osterreich në Vjenë, ku edhe po qëndron prej disa ditësh.

Beatrix këtë verë ka qenë më e distancuar nga muzika e po ashtu edhe nga mbrëmjet e koncertet. 

x