Bebe Rexha befasohet nga një ndjekës, bën në trup tatuazhin kushtuar këngëtares

25.06.2021 08:23

Bebe Rexha befasohet nga një ndjekës, bën në trup tatuazhin kushtuar këngëtares

Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Bebe Rexha padyshim që ka ndjekësit të zjarrtë dhe këtë e vërtetoi njëri nga ata përmes një surprize që i bëri këngëtares.

Ai ka treguar përmes rrjeteve sociale se ka realizuar një tatuazh, të cilin ia kushton asaj.

Ndjekësi i Bebes bëri tatuazh një prej fotografive më të komentuara të saj, duke e gdhendur atë në trup.

Këngëtarja e shpërndau këtë fotografi në profilin e saj privat në rrjetin social “Instagram”.

Kujtojmë, se Bebe ka dhënë së fundmi një intervistë për “Bustle”, ku ka treguar se çfarë synon në të ardhmen. Kur është pyetur se ku e sheh veten pas 16 vitesh. 

Bebe nuk e ka përmendur fare muzikën, por është shprehur se dëshiron shumë që së të marrë një master për Psikologji për të ndihmuar të gjithë njerëzit veçanërisht artistët.

“16 vite nga tani? Wow. Epo, unë dua të marr masterin në psikologji. Do të doja të ndihmoja artistë të tjerë në industrinë e muzikës dhe njerëzit në përgjithësi si terapiste. Sepse kam kaluar shumë duke qenë në sy të publikut dhe duke qenë në industri.

Do të doja të ndihmoja artistët, aktorët dhe aktoret, ose njerëzit e rinj që mund të kenë nevojë për të. T’ju tregoj atyre çfarë kam mësuar”, është shprehur Bebe.

x