Bebe Rexha ëndrrën e bën realitet, bashkëpunon me fotografen gjermane

02.07.2021 21:49

Bebe Rexha ëndrrën e bën realitet, bashkëpunon me fotografen gjermane

Këngëtarja botërore me origjinë shqiptare, Bebe Rexha krahas projekteve muzikore, ka realizuar një nga ëndrrat e saj më të mëdha. Ajo ka zhvilluar një set fotografik me fotografen gjermane, Ellen von Unwerth.

Këngëtarja duket mjaft e emocionuar, duke treguar për fansat se kjo ka qenë një nga ëndrrat e saj dhe akoma i duket e pabesueshme.

“Puna me Ellen von Unwerth ishte një nga ëndrrat e mia më të mëdha duke u rritur. Mbaj mend që pashë fotot e saj në internet dhe mahnitesha çdo herë. Puna e saj me Rihanna janë disa nga fotot më të mrekullueshme që kam parë ndonjëherë. Faleminderit shumë Ellen që më zgjodhe, më frymëzove dhe ishe absolutisht e pabesueshme“,- shkruan këngëtarja.

x