Bebe Rexha përkrah komunitetin LGBTI edhe përmes linjës së të brendshmeve

26.06.2021 09:55

Bebe Rexha përkrah komunitetin LGBTI edhe përmes linjës së të brendshmeve

Bebe Rexha edhe një herë doli haptas në përkrahje të komunitetit LGBTI.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundi ka hyrë në botën e biznesit.

Ajo është bashkuar me markën “Adoreme”, për të sjellë në treg linjën e saj të parë, të të brendshmeve.

Madje, në koleksion, ajo ua kushtoi komunitetit LGBTI, duke dizejnuar të brendshmet me detaje që përmbanin ylberin, që simbolizon këtë komunitet.

Përmes një videoje, Bebe tregoi se kurdo që i jepet mundësia, si për të perfomuar ashtu për të qenë pjesë e ndonjë eventi për LGBTI, është e gatshme të jetë aty.

Sipas saj, të përkrahësh komunitetin LGBTI është prioritet dhe thotë se gjëja më e rëndësishme në këtë pikë të mbështetjes së kësaj kategorie është se nuk ndjehet e gjykuar.

Këngëtarja shpreson që të inspirojë fansat e saj të LGBTI, që të ndjehen të lirë.

“Ndërsa po xhiron koleksionin e saj të ri të të brendshmeve, @BebeRexha na tregon se çfarë do të thotë #Pride për të: “Kur bëhet fjalë për seksualitetin, për mua, gjithçka të bën të ndihesh mirë”, thuhet në njoftimin e kampanjës.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by Adore Me (@adoreme)

x