Bebe Rexha shijon pushimet në krahët e të dashurit (FOTO)

15.06.2021 12:29

Bebe Rexha shijon pushimet në krahët e të dashurit (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon ende të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit “Better Mistakes”.

Albumi është pritur mirë nga fansat dhe artistja ka qenë e ngarkuar gjatë gjithë kësaj kohe me promovimin e tij në media dhe emisione të ndryshme.

E pas gjithë këtyre angazhimeve, Rexha duket se më në fund ka gjetur pak kohë për pushime.

Ajo ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram disa imazhe nga pushimet që po shijon në një jaht me të dashurin dhe miqtë e saj.

Teksa ka treguar momentet e këndshme që po shijon me rrethin e afërt, Bebe Rexha nuk la pa ndarë me fansat edhe një video shumë të veçantë me ndjekësit në InstaStory.

Bëhet fjalë për një video-selfie, ku ajo shihej duke kënduar bashkë me të dashurin e saj, Keyan Safyari.

Dyshja po interpretonin këngën e saj më të re “Chain My Heart”, të cilën ajo e solli në bashkëpunim me Topic, teksa në fund nuk hezitojnë që të ndajnë edhe një puthje të ëmbël me njëri-tjetrin

Bebe Rexha dhe Keyan ka kohë që janë në lidhje, teksa nuk i kanë të shpeshta paraqitjet e përbashkëta në rrjetet sociale, duke preferuar që ta mbajnë më për vete jetën e tyre private.

x