Bekim Haxhiu: PDK e ka kauzën për shtetin dhe jo për pushtetin

12.01.2021 21:12

Bekim Haxhiu: PDK e ka kauzën për shtetin dhe jo për pushtetin

Bekim Haxhiu nga PDK-ja, ka folur në “Prime Time” të Kanal 10 rreth kauzës së partisë ku ai bën pjesë në zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt të këtij viti.

“PDK-ja do të hyjë në zgjedhje me kauzën për shtetin dhe jo për pushtetin. Ne i kemi lënë të tjerët të udhëheqin, pas sulmeve speciale ndaj PDK-së tash e sa vite, tash qytetarët i kanë parë edhe të tjerët”, ka thënë Haxhiu, transmeton Portali.info.

Ai ka thënë se për vitet kur PDK-ja ka udhëhequr me Qeverinë e Kosovës, qytetarët kanë përfituar ngritje të pagave dhe të mira të tjera. /PORTALI.info

x