Bekim Jashari viziton familjen e Hysni Gucatit: Bashkë, në mbrojtje të luftës sonë çlirimtare

23.05.2022 21:37

Bekim Jashari viziton familjen e Hysni Gucatit: Bashkë, në mbrojtje të luftës sonë çlirimtare

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se ka vizituar familjen e Hysni Gucatit.

Jashari shkroi se ish-krerët e OVL-UÇK-së u dënuan padrejtësisë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ai theksoi se familjarët e Gucatit kanë shprehur shqetësimin e përbashkët me vendimet e padrejta të kësaj gjykate, duke shpresuar që drejtësia të thotë fjalën e fundit dhe Hysniu, Nasimi dhe të akuzuarit e tjerë të kthehen në Kosovë.

Postimi i plotë i Jasharit:

Një vizitë vëllazërore në familjen e luftëtarit të Lirisë, Hysni Gucati, i cili bashkë me Nasim Haradinaj u dënuan padrejtësisht së fundi nga Gjykata Speciale në Hagë.

Me vëllaun dhe dy djemtë e Hysniut shprehëm shqetësimin e përbashkët me vendimet e padrejta të kësaj gjykate duke shpresuar që drejtësia të thotë fjalën e fundit dhe Hysniu, Nasimi dhe të akuzuarit tjerë të kthehen në Kosovën për të cilën punuan e luftuan drejtë.

Bashkë, në mbrojtje të luftës sonë çlirimtare!.

x