Beograd: Shënohet dita e 1000-të nga vrasja e Oliver Ivanoviqit

12.10.2020 23:07

Beograd: Shënohet dita e 1000-të nga vrasja e Oliver Ivanoviqit

Qindra serbë në Beograd kanë ndezur qirinj për të shënuar ditën e 1000-të nga vrasja e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Në janar të vitit 2018, Oliver Ivanoviq është vrarë me armë zjarri përpara zyrës së partisë së tij në Mitrovicë, shkruan Reuters.

Kujtojmë se autoritetet e Kosovës kanë paditur gjashtë persona në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit, por Gjykata e Apelit e ka kthyer lëndën në rigjykim.

x