Berlusconi: Ky Milani mund të nisë një cikël fitues si i yni!

23.05.2022 16:31

Berlusconi: Ky Milani mund të nisë një cikël fitues si i yni!

Milan fitoi titullin kampion të Seria A pas një mungese prej 11 vitesh, duke shtuar kështu trofeun e 19-të. Ish-presidenti i “Djallit” në periudhën e artë të “kuqezinjve”, Silvio Berlusconi u shpreh se kjo skuadër mund të nisë një cikël fitoresh.

“Është vërtet një gëzim i jashtëzakonshëm. Ishte një emocion i madh edhe sepse mund të ndjeje entuziazmin fantastik të tifozëve kudo. Më në fund pas 11 vitesh ndodhi përsëri, e prisnim kaq shumë dhe ia dolëm.

Triumf i merituar dhe i pabesueshëm. Ky ekip i përbërë nga kaq shumë të rinj ka gjithçka që duhet që sukseset të përsëriten dhe të hapin një cikël fitues siç ka qenë i yni”, tha Berlusconi.

x