Bert van Marwijk: Shpresoj të përsëritet historia ime me Feyenoord-in

25.05.2022 17:27

Bert van Marwijk: Shpresoj të përsëritet historia ime me Feyenoord-in

Për finalen e madhe të “Conference League” që luhet mes Romës dhe Feyenoord-it në stadiumin “Arena Kombëtare” ndodhet edhe trajneri holandez që ka drejtuar Feyenoordit dhe përfaqësuesen e tulipanëve Bert van Marwijk.

“Për mua është histori dhe shpresoj që të përsëritet suksesi. Së pari dua të them se jam shumë i befasuar pozitivisht ku pashë vendin tuaj, është vend shumë i bukur.

Oferta nga FSHF? Jo nuk do të pranoj më oferta, e kam mbyllur karrierën time si trajner. Nuk mund të bëj prapakthehu, kur themi mjaft, është mjaft. Po shijoj këtë event tani”.

x