Biden paralajmërohet për sulme të tjera terroriste në Kabul

28.08.2021 09:43

Biden paralajmërohet për sulme të tjera terroriste në Kabul

Presidenti amerikan Joe Biden është paralajmëruar se një sulm tjetër terrorist në kryeqytetin afgan Kabul ka të ngjarë të ndodhi në ditët në vijim, thotë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.


Në një takim me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, Biden u tha se po merreshin të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur personelin amerikan dhe të tjerët në aeroportin e qytetit.

 “Ditët e ardhshme të këtij misioni do të jenë periudha më e rrezikshme deri më tani,” tha zyrtari, duke shtuar se forcat amerikane po shikonin objektivat e mundshëm të IS-K. Presidenti u informua se pavarësisht çdo kërcënimi, trupat amerikane do të vazhdojnë me misionin e evakuimit deri në afatin e 31 gushtit.

Misioni, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, do t’i jepte përparësi qytetarëve amerikanë të mbetur që donin të largoheshin, me forcat amerikane “të angazhuara në mjete të ndryshme për t’i çuar ata në aeroport në mënyrë të sigurt”. /Shqiptarja.com/

x