Blendi Idrizi në stërvitje të plota, vazhdon të ketë probleme me shpinën

10.12.2021 10:52

Blendi Idrizi në stërvitje të plota, vazhdon të ketë probleme me shpinën

Lojtari i kombëtares së Kosovës, Blendi Idrizi, vazhdon të ketë probleme me shpinën.

 
Trajneri i Schalke 04, Grammozis ka dhënë më të rejat lidhur me skuadrën e Schalke, ku mes tjerash ka folur edhe për kosovarin Idrizi.

Mesfushori me tipare ofensive ka vuajtur nga disa lëndime së fundmi, por tani duket se po stërvitet me ritëm të plotë.

Megjithatë, ai nuk mund të jetë i gatshëm për paraqitje edhe pak kohë, për shkak të dhimbjeve në shpinë.

Gramozzis nuk do të mund të llogarisë as në Drexler e Vutler, e po ashtu gjendje jo e mirë qëndron edhe për Flick, Mikhailov e Churlinov, që akoma janë në dyshim. 

x