Blleki dhe DJ Kont sjellin këngën e re “E din”

13.08.2021 10:32

Blleki dhe DJ Kont sjellin këngën e re “E din”

Reperi nga Gjilani, Blleki, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“E din” titullohet kënga, për të cilën ka bashkuar forcat me DJ-në e njohur, Kont.

Kënga e dyshes është kompletuar edhe nga ana vizuale me klip të realizuar në qytetin e Gjilanit, pasi të dy artistët vijnë nga i njëjti vend.

Për projektin është përkujdesur producenti Rzon, gjersa tashmë e gjeni të plotë në kanalin e Bllekit në YouTube.

I njëjti thuhet se është larguar nga labeli “PINT”, përkundër se deri më tani nuk ka bërë ndonjë reagim publik.

Ai ndërkaq pëlqehet mjaft shumë për stilin e tij të të interpretuarit dhe tani ka mbledhur fansa të shumtë.

Besohet që edhe kjo këngë do të pritet mirë nga publiku.

x